Lavrov flet për mundësinë e një “Lufte të Tretë”: Do të ishte nukleare

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 11:33
Lavrov flet për mundësinë e një “Lufte të Tretë”: Do të ishte nukleare

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur për mundësinë e një “Lufte të Tretë” e që sipas Lavrovit do të ishte një luftë nukleare, shkruan BBC.

Këto komente Lavrov i ka bërë gjatë një konference për media ku edhe ka komentuar deklaratat e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për sanksionet kundër Rusisë.

“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë [dhe] për mendimin tim plane të tilla po bëhen,”, ka thënë Lavrov.

(Kosova Sot Online)