Putin: Ukrainasve po u shpërlahet truri

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 18:51
Putin: Ukrainasve po u shpërlahet truri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke mbajtur një takim me Këshillin e Sigurisë të Rusisë, ku ka dhënë disa deklarata lidhur me konfliktin në zhvillim në Ukrainë.

Ai ka thënë se ukrainasve është duke u shpërlarë truri, duke pretenduar se shteti i tij ka shkuar për të mirën e tyre, siç ka precizuar ai më parë, për ta denazifikuar Ukrainën.

Putin ka thënë se kurrë nuk do t’i braktisë bindjet e tij se populli rus dhe ai ukrainas janë një.

Por, sipas tij, aktualisht Rusia është duke luftuar me neo-nazistët

“Kurrë s’do ta braktis bindje time se rusët dhe ukrainasit janë një popull… por si po shkon beteja deri tani, kuptojmë se po luftojmë me neo-nazistët”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar ukrainasit se po përdorin civilët dhe të huajt si mburojë njerëzore.

(Kosova Sot Online)