Haradinaj kërkon mbështetjen e Maqedonisë

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 19:34
Haradinaj kërkon mbështetjen e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ka zhvilluar takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Zhvillimet rajonale politike dhe të sigurisë ishin temat kryesore edhe në takimin e sotëm që pata me Talat Xhaferin, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

“Të dy vendet tona kanë orientim të qartë euroatlantik, andaj duke e falënderuar për mbështetjen e deritanishme, kërkova mbështetjen e tij dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veri-atlantike NATO”, ka shkruar Haradinaj. 

(Kosova Sot Online)