Putini 'çartet', ua ndalon Facebook-un të gjithëve

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 19:42
Putini 'çartet', ua ndalon Facebook-un të gjithëve

Institucionet ruse kanë vendosur ta ndalojnë qasjen në 'Facebook' për mbarë qytetarët e Rusisë.

Kështu ka raportuar The Guardian, duke shpërndarë një cicërimë në Twitter të një agjencie shtetërore ruse.

“Roskomnadzor ka vendosur të bllokojë rrjetin social Facebook në Rusi”, thuhet në postimin e agjencisë ruse.

Rusia kishte vendosur masa të ngjashme edhe më herët. Ua kishte ndalur një pjese të popullatës ruse që të qaseshin në Facebook. 

(Kosova Sot Online)