Sekuestrohet në Itali jahti i rusit më të pasur

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 08:38
Sekuestrohet në Itali jahti i rusit më të pasur

Policia italiane, ashtu si homologët e saj të tjerë europian, ka sekuestruar jahtin e një oligarku rus, i cili u prek gjatë kësaj javë nga sanksionet e vendosur nga Perëndimi ndaj Rusisë për shkak të hyrjes ushtarake në Ukrainë.Jahti i quajtur “Lady M” në pronësi të Alexey Mordashov, i cili konsiderohet si një ndër personat më të pasur në Rusi u u konfiskua në portin verior italian të Imperia.

Një jaht i dytë në pronësi të Gennady Timchenko, një tjetër miliarder që ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është gjithashtu i bllokuar në Imperia dhe do të sekuestrohet së shpejti. Mordashov e ndërtoi pasurinë e tij rreth çelikut Severstal. Duke marrë parasysh asetet e të gjithë familjes, Forbes vlerëson se ai ka një pasuri prej 29.1 miliardësh dollarësh, duke e bërë atë njeriun më të pasur në Rusi./A2CNN.

(Kosova Sot Online )