
Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Sot në Shqipëri ka zgjedhje të pjesshme vendore. 6 Bashki. Kryetarët e këtyre Bashkive, për arsye të ndryshme, e kanë të pamundur ushtrimin e funksioneve të veta prandaj do të zgjedhin Kryetarët e rinj.
Këta Kryetarë që do zgjidhen sot, kanë mandate të kufizuar kohorë, rreth një vit kalendarik, pasi vitin e ardhshëm janë zgjedhjet vendore të planifikuara ( bëhen një herë në 4 vjet). Gjithashtu, sot nuk do ketë votime për këshilltarët lokalë pasi ata që janë zgjedhur në 2019 e ushtrojnë mandatin e fituar më deri në përfundim të tij (2023). Në këtë kuptim, këto zgjedhje nuk e kanë rëndësinë e zgjedhjeve tradicionale.
Ajo që i bën këto zgjedhje veçanërisht të rëndësishme për opinionin publik është përplasja e parë e PD të zotit Basha me mbështetësit e zotit Berisha. Qysh nga ndarja e tyre kanë ekzistuar opinione se kush ka shumicën e mbështetësve po asnjëherë një matje reale të opinionit. Nga kjo pikëpamje, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.
Me shumë mundësi, nga kjo përplasje mes dy krahëve opozitarë i fituari do të jetë zoti Rama.
6 Bashkitë ku zhvillohen zgjedhje janë Shkodra, Durrësi, Lushnja, Dibra, Vora dhe Rrogozhina. Sipas të dhënave të KQZ-së së Shqipërisë, në këto zona kanë të drejtë vote 648,536 zgjedhës (kjo e dhënë i referohet zgjedhësve potencialë të vitit 2021, shih tabelën). Mirëpo për arsye të ndryshme (emigracioni një rol të madh), pjesëmarrja në këto zgjedhje në vitin 2021, në zgjedhjet e përgjithshme, ishte 285,799 zgjedhës ose rreth 44,06% e numrit të përgjithshëm të tyre.
Sot sigurisht pritet një pjesëmarrje shumë më e ulët. Deri në orën 13.00 pjesëmarrja ishte rreth 18% e totalit, shumë më e ulët sesa në 2021. Pjesëmarrje veçanërisht e ulët duket në Shkodër dhe në Durrës, bashkitë kryesore ku sot votohet, me respektivisht 17% dhe 14% të numrit të përgjithshëm.
Më poshtë një tabelë (Tabela 1) që paraqet numrin potencialë të votuesve për 6 Bashkitë ku sot votohet (kolona zgjedhësit potencialë 2021) dhe sa % është votuar në 2021 dhe 2015. Viti 2019 nuk është përfshirë për arsye se në ato zgjedhje Partia Demokratike i kishte bojkotuar.
Tabela 1
Shpërndarja e Votave mes Partive është në Tabelën më poshtë (Tabela 2)
Vota totale mes dy Partive kryesore (PS dhe PD), në këto 6 Bashki, në vitin 2021 (zgjedhjet e 25 prillit)është ndarë si vijon:
PS 118 205 vota (tabela më poshtë)
PD 113, 869 vota
Tabela 2
Sipas parashikimeve nga pjesëmarrja deri në orën 13.00, numri maksimal i votuesve nuk do e arrijë shifrën 200 mijë.
(Kosova Sot Online)