Raporti i fundit i IKSHPK-së

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 15:01
Raporti i fundit i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 190 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.707 doza të vaksinës.

 Deri më sot 817.253 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 98.150 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 1.519 testime, 46 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

   Sot janë shëruar 187 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.371

    Në total numri i rasteve aktive është 1.136.

(Kosova Sot Online)