Delet ‘mblidhen’ në paradën e kafshëve

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 23:01
Delet ‘mblidhen’ në paradën e kafshëve

Turma të deleve u mblodhën për një paradë të kafshëve të fermës poshtë “Champs Élysées” në Paris në një ngjarje të veçantë për mbylljen e Panairit Ndërkombëtar Bujqësor.

2022 dele, lopë, kuaj dhe qen parakaluan në rrugën e famshme për të promovuar punën e tyre dhe rajonin e tyre.

Organizatori, Jacques Pédehontaà tha se parada ishte e rëndësishme për të nxjerrë në identitetin e tyre.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë organizohet në Champs-Élysées, shkruan Associated Press.

“Ishte shumë e vështirë, por arritëm t’i frenonim,” tha një bari pjesëmarrës nga Lourdes.


(Kosova Sot Online)