
Obiliqi mbulohet nga tymi i zi si pasojë e zjarrit

Obiliqi sot u mbulua nga tymi i zi, që dyshohet se erdhi si pasojë e zjarrit në një objekt shumë afër termocentralit Kosova B.
Tani sipas sinjalizuesve është mësuar se ky zjarr ka përfshirë një fabrikë të plastikës në Obiliq.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.
(Kosova Sot Online)