Ku po shkojnë refugjatët ukrainas?

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 16:04
Ku po shkojnë refugjatët ukrainas?

Ku po shkojnë refugjatët ukrainas? Mbi 64 mijë tashmë kanë mbërritur në Gjermani

Më shumë se 64,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë, raporton CNN.

Të martën, ministria tha se ka regjistruar 64,604 refugjatë nga Ukraina.

Numri aktual i refugjatëve që shkojnë, megjithatë, mund të jetë dukshëm më i lartë, tha një zëdhënës i brendshëm për CNN të martën.

Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit rus atje, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Ministrja franceze e deleguar për Shtetësinë, Marlène Schiappa tha se rreth 5,000 ukrainas kanë mbërritur deri më tani në Francë, me të tjerë që mbërrijnë çdo ditë.

“Ne kemi afër 5000 njerëz nga Ukraina që kanë mbërritur në Francë. Është një vlerësim aktual; çdo ditë kemi ardhje të reja”, tha ajo në një intervistë për transmetuesin francez Franceinfo të martën.

Schiappa tha se çdo ukrainas që ka nevojë për strehim do ta marrë atë në Francë, por shtoi se ukrainasve nuk u jepet kolektivisht statusi i refugjatit, pasi shumë shpresojnë të kthehen në vendin e tyre.

Në vend të kësaj, atyre u ofrohet një “status i përkohshëm, i menjëhershëm” me të njëjtat garanci mbrojtjeje si statusi i refugjatit, tha ajo, duke shtuar se kjo do t’u ofrojë gjithashtu qasje në shkollim dhe mbështetje financiare e mjekësore.

Ajo gjithashtu njoftoi për një “sistem mbështetjeje të refugjatëve” përmes një platforme të re. Faqja parrainage.refugies.info do t’ua mundësojë familjeve franceze ta presin një familje ukrainase me mbështetjen e organizatave joqeveritare.

(Kosova Sot Online)