Arrestohet një 46-vjeçar në Han të Elezit

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 16:26
Arrestohet një 46-vjeçar në Han të Elezit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 46-vjeçar në Han të Elezit, pasi e kanosi nënën e tij.

Sipas policisë, ai pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur nënën e tij 70-vjeçare.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person për dhunë në familje në Han të Elezit 

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:15 ka pranuar një informacion,  se në ‘’Lagjja Meliq’’ në Han të Elezit  është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.M (M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpinë e vëllait të tij, kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij  me inicialet S.H ( F/K) e moshës 70 vjeçare.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe   me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje dhe Kanosje’.


(Kosova Sot Online)