Mustafa: Nafta sot paradite 1,57, pasdite 1,67

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 20:06
Mustafa: Nafta sot paradite 1,57, pasdite 1,67

Ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka alarmuar me ngritjen rekorde të çmimeve të naftës.

"Nafta sot paradite 1,57 ndërsa pasdite 1,67.
Rryma +42%.
Buka e mielli +25%.
Plehu artificial +200%, ka shkruar ai.

"Natyrisht, tash partia në pushtet nga e majta socialiste shpejtë kalojnë tek e djathta “po shikoni, tregu i lirë e cakton çmimin e naftës, shteti s’mundet të ndërhyjë.”
Rrogat? Jo s’bënë me i rritë se s’ka buxhet.
Buxheti i shtetit? “Më i madhi ndonjëherë në histori falë rritjes ekonomike të pashembullt” deklarojnë çdo ditë.
Popull i durueshëm jemi", ka theksuar ai mes tjerash.

(Kosova Sot Online)