Vdes personi që në janar iu vendos zemra e derrit

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 16:19
Vdes personi që në janar iu vendos zemra e derrit

David Bennet, 57 vjeç, të cilit i ishte vendosur zemra e derrit në janar të këtij viti, ka vdekur të martën.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar saktësisht vdekjet e Bennettit, megjithatë siç ka njoftuar Qendra Mjekësore e Maryland, ai ka qenë duke u rikuperuar pas operacionit të 7 janarit.

Gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej ditëve të fundit, derisa spitali ka njoftuar për vdekjen e tij sot.

(Kosova Sot Online)