“Protesta do jetë çdo ditë', zbulohet dita e revoltës së madhe

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 18:54
“Protesta do jetë çdo ditë', zbulohet dita e revoltës së madhe

Shqiptarët janë mbledhur mbrëmjen e së mërkurës para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes galopante të çmimeve duke nisur nga nafta e deri tek produktet ushqimore.

Aktivisti Mirgen Qirazhi ka ftuar gjithë qytetarët nga mbarë Shqipëria që ditën e shtunë të përshkallëzojnë protestën, dhe të mblidhen sebashku për t’i bërë të ditur qeverisë se shqiptarët nuk janë vetëm vota, por njerëz që jetojnë dhe duan të ndërtojnë jetën e tyre normale në vendin e vet.

‘Ky manifestim do të vazhdojë çdo ditë. Sot kushdo nga qytetarët mund të qëndroj. Ne do jemi çdo ditë në orën 5 këtu. Ata që duan të qëndrojnë absolutisht të rrinë këtu. Të shtunën ftoj të gjithë qytetarët të vijnë në protestë’, tha Qiraxhi.


(Kosova Sot Online)