
Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev

Zyrtarë perëndimorë kanë paralajmëruar se presidenti i Rusisë Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike në Kiev.
Ata thonë se një sulm ‘i tmerrshëm’ në kryeqytetin e Ukrainës mund të ndodh pasi është ngadalësuar hyrja e trupave ruse në Kiev.
“Mendoj se kemi arsye të mjaftueshme për tu shqetësuar rreth mundësisë së përdorimit të mundshëm të armëve jokonvensionale”, citon Guardian zyrtarin.
Ai përmend shembuj në të kaluarën, përfshirë Sirinë, ku kishte ndodhur ngjashëm.
Sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se të mërkurën ka kryer sulme ndaj një maternitet në qytetin jugor të Mariupolit.
Ai tha se ka fëmijë që kanë mbetur “nën rrënoja”.
Këshilli i qytetit tha po ashtu se spitali është shkatërruar. Ky këshill nuk dha shifra për viktima, por shtoi se “shkatërrimi është kolosal”.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
(Kosova Sot Online)