Aksioni 'Pika' – 18 të dyshuar në kërkim

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 15:44
Aksioni 'Pika' – 18 të dyshuar në kërkim

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti dhe kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj, në një konferencë të përbashkët për media dhanë detaje për aksionin “Pika”, në të cilin u arrestuan 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë.

Hetimet, të cilat u tha se kishin nisur rreth një vit më parë, kishin në shënjestër 69 persona. Me arrestimin e 50 prej tyre, 18 perona mbeten në arrati.

“Në momente të zbulimit të identiteve të kryerve të veprave penale kemi nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër 68 personave sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga Policia e Kosovës dhe dy nga Dogana. Ndërsa personat ndaj të cilëve është nxjerrë vendimi për vëzhgimin e tyre, disa janë në arrati; disa edhe nuk janë shtetas të Kosovës”, tha kryeprokurori Lumezi.

Ai tha se “jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Republikës së Shqipërisë” për të siguruar, siç tha, “informacione dhe prova që do të na shërbejnë”.

(Kosova Sot Online)