
Zbardhet telefonata e fundit Zelenskiy-Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i bëri presion presidentit amerikan Joe Biden gjatë telefonatës së tyre të fundit, që u zhvillua të premten, për më shumë sanksione ndaj Rusisë, shkruan CNN.
Sipas burimeve, Zelenskiy i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.
Zelenskiy përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare. Ndërsa Biden i tregoi vendimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të hequr statusin e favorizuar të tregtisë nga Rusia me SHBA.
Zelenskiy falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.
(Kosova Sot Online)