Sulmohet një kullë televizive nga rusët

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 18:51
Sulmohet një kullë televizive nga rusët

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm ajror në një kullë televizive në rajonin verior Rivne të Ukrainës të hënën, sipas guvernatorit Vitaliy Koval.

Vitaliy Koval, guvernatori i rajonit Rivne, tha se kulla dhe një ndërtesë administrative aty pranë u goditën nga dy raketa në sulmin që ndodhi në fshatin Antopi.

Në një postim në rrjetet sociale ai tha se ka ende njerëz nën rrënoja, raporton BBC.

“Ka ende njerëz nën rrënoja”, shtoi ai.

Mediat lokale raportuan se transmetimet tokësore televizive dhe radiofonike ishin jashtë transmetimit në rajonin verior Rivne të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)