
A duhet të lejohet tërheqja e 30 për qindshit nga Trusti

Tërheqja e mjeteve të Trustit nga ana e qytetarëve po shihet si një mundësi për përballimin e rritjes së çmimeve.
Në një përgjigje zëdhënësi i Trustit Jeton Demi, tha se Fondi i Kursimeve Pensionale, e ka për mandat t’i adiministrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale deri në pensionimin e kontribuuesve.
“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e ka për mandat t’i adiministrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale deri në pensionimin e kontribuuesve. Ky mandat nënkupton zbatimin e kornizës ligjore në fuqi, e cila buron nga institucionet përgjegjëse. Pra, rrjedhimisht, ne mund të deklarojmë vlerësimet tona vetëm në kuadër të mandatit tonë institucional”.
Lidhur me këtë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, më datën 9 mars ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
(Kosova Sot Online)