Putin mbledh mbështetësit ‘pro-luftës’ në Ukrainë

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 19:14
Putin mbledh mbështetësit ‘pro-luftës’ në Ukrainë

Përpara mijëra rusëve, presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar sot një tubim të madh ‘pro-luftës’ në Ukrainë.

Pavarësisht se ekonomia e Rusisë po shkatërrohet nën peshën e sanksioneve perëndimore, Putin doli në skenën e stadiumit të Kupës së Botës Luzhniki të Moskës i veshur me një xhaketë Loro Piana e cila kushton 10,000 £, duke shënuar përvjetorin e aneksimit të rajonit të Krimesë.

Putin foli për ndarjen e një 'fati të përbashkët' me banorët e Krimesë, për 'denazifikimin' e rajonit në vitin 2014 dhe për 'trimërinë ' e ushtarëve që aktualisht luftojnë në Ukrainë.

‘Sevastopol bëri gjënë e duhur kur vendosën të ngrinin një barrierë për ‘neo-nazistët’ dhe radikalët, gjë që po ndodh tashmë në territore të tjera’, tha Putin para mbështetësve të tij.

Sipas Puti, trupat që marrin pjesë në 'operacionin e tij special', duhen vlerësuar pasi ata po luftojnë për 'vlerat universale' të të gjithë rusëve.

Për një moment Putini u zhduk papritur nga monitorët e gritur në stadium, duke u zëvendësuar nga një grup artistik i cili performoi në skenë, gjë e cila mund të ketë ardhur si pasojë e një gabimi teknik, por që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

(Kosova Sot Online)