
Odessa, perla e Detit të Zi, është gati për luftë

Në barrikadën e ngritur përpara ndërtesës madhështore të operës në Odessa, një ushtar përqafon gruan dhe vajzën e tij për një kohë të gjatë. Me aromën e ëmbël të pranverës në ajër dhe me pengesa kudo në qytet, porti ukrainas i Odessas, i njohur si perla e Detit të Zi, është ende në paqe, por po përgatitet për një sulm rus.
Gazetarët duhet të tregojnë akreditimet e tyre për të hyrë në qendrën historike të qytetit, e cila tashmë është e mbushur me ‘iriq’ antitank. Zyrtarët e qytetit organizuan turne për gazetarët, duke i falënderuar ata që erdhën për t’i “treguar botës se çfarë po ndodh këtu”.
Të shoqëruar nga dy ushtarë, një grupi gazetarësh i tregohet se çfarë mund dhe nuk mund të filmojnë, por atmosfera mbetet e relaksuar. Në kohët normale qendra e bukur e Odessa, një qytet i themeluar në fund të shekullit të 18-të është e mbushur me njerëz.
E vendosur në një piedestal, statuja e famshme e Richelieu tashmë është e mbuluar plotësisht me thasë rëre, një imazh simbolik i këtij konflikti që ka bërë xhiron e botës.
(Kosova Sot Online)