Haxhiu: Vetingu mbetet fokusi kryesor i Ministrisë së Drejtësisë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 14:48
Haxhiu: Vetingu mbetet fokusi kryesor i Ministrisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për punën e saj njëvjeçare si ministre ka thënë se Vetingu mbetet fokusi kryesor i ministrisë që ajo udhëheq.

Ajo ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias lidhur me opinionin e radhës në raport me procesin e Vetingut në vend.

“Vetingu mbetet fokusi kryesor i Ministrisë së Drejtësisë deri më tani, përveç koncept-dokumentit për Vetingun janë hartuar edhe amandamentet kushtetuese për Vetingun në sistemin e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me Komisionin e Venecias lidhur me opinionin e radhës në raport me procesin e Vetingut në vend”, u shpreh Haxhiu më tej.

“Jemi të vendosur që ky proces të jetë i përgatitur mirë dhe në përputhje me standardet ndërkombetare dhe praktikat më të mira”, shtoi ajo.

“Vettingu është kërkesë shoqërore dhe i vetmi çelës që e kemi në duar që ta bëjmë Kosovën shtet të së drejtës”, u shpreh tutje ajo.

(Kosova Sot Online)