
Lexoni edhe:
Me ndihmën e SHBA-ve edhe të vendeve fqinjë, anëtarësimi i Kosovës në NATO mundësi e reale
Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Shqipe Bajçinca Brestovci i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për këtë ka njoftuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku tha se ajo do të angazhohet për politikat sportive në LDK.
“Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipes i urova mirëseardhje dhe mbarësi në angazhimet e përbashkëta rreth politikave sportive që do t’i ndërtojmë e prezantojmë përpara. Shqipja është ligjëruese universitare në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ka një jetë të tërë kushtuar sportit; duke lënë gjurmë kulmore në fushën e hendbollit, atletikës dhe karatesë. Sot, Shqipja është anëtare e Bordit Ekzekutiv në Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtare e Bordit Ekzekutiv në Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe delegate ndërkombëtare në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF)”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipes i urova mirëseardhje dhe mbarësi në angazhimet e përbashkëta rreth politikave sportive që do t’i ndërtojmë e prezantojmë përpara.
Shqipja është ligjëruese universitare në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ka një jetë të tërë kushtuar sportit; duke lënë gjurmë kulmore në fushën e hendbollit, atletikës dhe karatesë. Sot, Shqipja është anëtare e Bordit Ekzekutiv në Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtare e Bordit Ekzekutiv në Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe delegate ndërkombëtare në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).
Përvoja e saj e jashtëzakonshme në sport, dija dhe kapacitetet e saj profesionale do të jenë bazë e shëndoshë e programit të ardhshëm politik që LDK ka nisur ta ndërtojë. Bashkimi i profesionistëve si profesoresha Bajçinca-Brestovci, ndërsa, për ne është mundësi e shkëlqyeshme për t’i ofruar qytetarëve tanë e vet Kosovës, njerëz kredibil e profesionistë të përkushtuar në secilën fushë. Kjo e sportit, me gjithë profesionistët e tjerë që i kemi tashmë, merr një vulë.
Shqipja është nënë e dy fëmijëve, Gjergjit e Marës, bashkëshorte e Shkumbinit.
Na priftë e mbara Shqipe.
(Kosova Sot Online)