
Lexoni edhe:
Shqiperia dhe Edi Rama po heshtin, po e deshmojnë se janë në vartësi të Aleksandër Vuçiqit!
Shkruan: ANALISTI – Faik Krasniqi
Përveq SHBA-ve, në procesin e anëtarësimit në NATO mund të na ndihmojnë edhe Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia, Mali i Zi dhe shtete tjera me të cilat kemi marrëdhënie të mira.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është më se i domosdoshëm, sidomos pas invazionit të Rusisë në Ukrainë. Ky invazion besoj që është argumenti më i mirë se sa është i nevojshëm anëtarësimi ynë në aleancën ushtarake. Për këtë gjë duhet lobuar në vendet me ndikim, sidomos me aleatin tonë SHBA.
Ata janë superfuqia më e madhe në botë dhe me ta mundë të arrihet çdo gjë. Por për këtë gjë mundë të na ndihmojnë edhe Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia, Mali i Zi dhe shtete tjera me të cilat kemi marrëdhënie të mira. Prandaj nuk duhet të mbetet vetëm në nivel kërkesash mediatike, por siç thash të bisedohet me SHBA-të për këtë gjë dhe besoj që mundë të arrihet anëtarësimi ynë në NATO
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".