Putin kërcënon Evropën se do ta ndal çezmën e gazit rus

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 20:12
Putin kërcënon Evropën se do ta ndal çezmën e gazit rus

Rusia do ta shesë gazin e saj natyror vetëm në këmbim të rublës. Njoftimin e bëri vetë presidenti, Vladimir Putin, që nënshkroi një dekret me rregulla të reja tregtare me shtetet e konsideruara jomiqësore, kryesisht ato evropiane. Këto të fundit do të detyrohen të hapin llogari bankare në rubla, në bankat ruse dhe me anë të tyre të bëjnë pagesat. Putin paralajmëroi ndërprerje në furnizime nëse këto kushte nuk pranohen nga evropianët.

Nëse këto pagesa nuk do kryhen, ne do ta konsideronim si dështim të blerësve për të përmbushur angazhimet e tyre me të gjitha pasojat përkatëse. Askush nuk na shet diçka falas dhe as ne nuk bëjmë bamirësi. Kjo do të thotë se kontratat ekzistuese, në rast të mospagesës së gazit në rubla, do të ndërpriten”, u shpreh Putin.

Presidenti rus tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që evropianët ta paguajnë më shtrenjtës furnizimin me gaz natyror. Gjithashtu lëshoi akuza ndaj Uashingtonit se po tenton të përfitojë nga situata duke i zgjidhur problemet e veta në kurriz të vendeve të tjera.

(Kosova Sot Online)