Raketa e Britanisë së Madhe rrëzon helikopterin e parë rus në Ukrainë

  • E. /
  • 02 April 2022 - 11:17
Raketa e Britanisë së Madhe rrëzon helikopterin e parë rus në Ukrainë

Sistemi më i avancuar i raketave portative të Britanisë besohet se ka rrëzuar një helikopter rus kur u përdor për herë të parë në fushën e betejës në Ukrainë.

Starstreak, një predhë me shpejtësi të lartë që shkatërron objektivat me tre shigjeta kinetike, u filmua duke prerë helikopterin në dy pjesë mbi rajonin e Luhansk në lindje të vendit.

Një burim i Ministrisë së Mbrojtjes besonte se video tregonte Starstreak në veprim mbi Ukrainë. Burimi shtoi se sistemi kundërajror ishte vendosur në vend për gati një javë, shkruan The Times.

Një video që besohet se shfaq momentin e rrëzimit të helikopterit rus nga ukrainasit e ka publikuar gazetari i TRT, Ali Ozkok.

(Kosova Sot Online)