“Mua më përdhunuan, burrin ma vranë”, gratë ukrainase rrëfejnë tmerrin pas çlirimit të Kievit

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 11:10
“Mua më përdhunuan, burrin ma vranë”, gratë ukrainase rrëfejnë tmerrin pas çlirimit të Kievit

Rusët janë tërhequr nga shumë zona të Kievit, por ata kanë lënë plagë të rënda në jetët e njerëzve që ndoshta nuk do të mund të shërohen nga trauma. BBC ka marrë dëshmitë e dorës së parë dhe gjeti prova të grave ukrainase që u përdhunuan nga ushtarët pushtues.

Në një lagje të qetë periferike, në Kievin perëndimor, BBC intervistoi Anën, e cila është 50 vjeçare, emri i së cilës është ndërruar për shkak të mbrojtjes së identitetit të saj.

Ana tha se më 7 mars ajo oshte në shtëpi me burrin e saj kur një ushtar i huaj hyri vrullshëm.

“Nën kërcënimin e armës, ai më mori dhe më dërgoi në një shtëpi afër. Ai më urdhëroi: ‘Hiqi rrobat ose do t’ju qëlloj’. Ai vazhdoi të më kërcënonte nëse nuk do të bëja siç më thoshte ai. Pastaj, filloi të më përdhunonte”, rrëfen ajo, transmeton Gazeta Express.

Ana e përshkroi përdhunuesin e saj si të ri, të hollë, luftëtar çeçen aleat me Rusinë.

“Derisa ai po më përdhunonte mua, katër ushtarë të tjerë hynë. Mendova se e pata, por ata e morën dhe e larguan. Nuk e pashë më kurrë”, tha ajo. Ajo beson se u shpëtua nga një njësi e veçantë ushtarake ruse”.

 Ana u kthye prapë në shtëpi dhe gjeti burrin e saj. Ai ishte qëlluar në abdomen.

“Ai tentoi të vraponte pas meje që të më shpëtonte, por ai ishte qëlluar nga plumbat”, tha ajo. Ajo nuk mund ta dërgonte burrin e saj në spital për shkak të luftimeve. Ai vdiq dy ditë më pas nga plagët e marra.

Ana i tregoi ekipit të BBC edhe vendin kur e ka varrosur burrin e saj në kopshtin e pasmë të shtëpisë me një kryq të drurit mbi të.

(Kosova Sot Online)