80 mijë studentë në Kosovë do të përfitojnë nga 100 euro në muajin prill

  • E.K /
  • 12 April 2022 - 10:55
80 mijë studentë në Kosovë do të përfitojnë nga 100 euro në muajin prill

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi sot masat e reja në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kurti tha se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat dhe atyre publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

100 milionë euro do të jetë vlera totale e kësaj shume.

Kurti tha se rreth 80 mijë studentë do të përfitojnë nga 100 euro.

“Për muajin prill do të dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfshihen në asistencë sociale. Pensionistëve do t’ua ndajmë edhe nga 100 euro shtesë për muajin prill, për të gjitha shtresat. 100 euro do t’i ndajmë për punëtorët e sektorit privat, do të ndajmë shumën prej 100 eurove edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Po ashtu, të gjithë studentët do të përfitojnë nga 100 euro. Për shtresat e cenueshme do të shpërndajmë mbi 80 mijë euro”, tha Kurti në konferencën e mbajtur së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

(Kosova Sot Online)