Kjo rrugë e kryeqytetit nesër mbyllet për qarkullim, komuna tregon arsyen

  • E.K /
  • 15 April 2022 - 09:32
Kjo rrugë e kryeqytetit nesër mbyllet për qarkullim, komuna tregon arsyen

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ahmet Krasniqi” do të mbyllet nesër për qarkullim nga ora 07:00 deri në orën 18:00.

Sipas njoftimit të komunës, arsye për këtë është asfaltimi i kësaj rruge.

“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në implementim të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m

Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)