Prokuroria e korruptuar po i mban në sirtar dosjet e denoncimeve kundër Shpend Ahmetit, për ortakëri me krimin e organizuar

Prokuroria e korruptuar po i mban në sirtar dosjet e denoncimeve kundër Shpend Ahmetit, për ortakëri me krimin e organizuar

Gani Qarri

  • 15 April 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI: Gani Qarri

Është i habitshëm fakti se si Prokuroria Themelore e Prishtinës, para hundëve të së cilës ka ndodhur degradimi marramendës me ndërtime, deri më tani, nuk e ka publikuar as edhe një rast të vetëm për ta hetuar exoficio, me vetiniciativë, përderisa me të drejtë besohet, se do të ishin me dhjetëra apo edhe qindra raste të dyshuara, të punimeve dhe ndërtimeve të kundërligjshme, qëllimisht të lejuara në marrëveshje korruptive me ish pushtetarët komunal, nga oligarkët e lidhur me pushtetin e inkriminuar qendror dhe atë lokal.

-Zhvillimet e fundit, dita ditës po dëshmojnë se sa thellë është e kapur Prokuroria themelore e Prishtinës dhe ajo speciale, nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale e grupeve mafioze të fushës së ndërtimeve. Kjo për vet faktin se për dy mandate të kaluara të qeverisjes së Shpend Ahmetit, nuk e kanë paraqitur asnjë rast të vetëm të ngritjes së aktakuzave për abuzimet me leje ndërtimore dhe ndërtimet pa leje në Prishtinë, për dallim nga komunat tjera që e kanë ndjekur këtë lloj krimi.Madje jo vetëm Prokuroria themelore e Ferizajt, lidhur me Shtërpcën dhe aferën e vilave në Brezovicë, por edhe Prokuroria Themelore në Pejë, është shembull tipik i veprimit më të ashpër kundër ndërtimeve pa leje dhe abuzimit të detyrës zyrtare në dhënien e lejeve ndërtimore.

Por përkundër të gjithave, në Prishtinë duket se gjithçka është në rregull, edhe pse dihet botërisht që me dhjetëra denoncime pushojnë në sirtarët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe asaj speciale, raste këto të denoncuara nga shumë qytetarë për ndërtimet pa leje dhe ankesa nga bizneset që nuk kanë pranuar të japin haraç, ti blejnë lejet ndërtimore, të bëhen pjesë e krimit të organizuar dhe as nuk kanë qenë vegla të mafio politikës, prandaj ju është shkelur e drejta dhe është abuzuar me ligjin, duke mos ju dhënë lejet për ndërtim. Dhe për dallim nga Qeverisja e inkriminuar e Shpend Ahmetit në dy mandate, që dyshohet se ka arritur ta blej paqen edhe me sistemin e drejtësisë, duke e bërë të dëgjuar dhe mbase edhe të korruptuar si pjesë e krimit të organizuar, raportet që vijnë nga Komuna e Pejës janë shembull se si duhet vepruar, për ndërtimet pa leje, ku në për 15 muaj raportohet se u ngritën mese 116 aktakuza.

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se vetëm nga janari e deri në mars të këtij viti, ka ngritur 15 aktakuza për veprën penale “Ndërtimi pa leje”, ndërsa sipas njoftimit të prokurorisë, vetëm vjet, për këtë vepër janë ngritur 91 aktakuza kundër 96 personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës dhe 3 aktakuza janë ngritur ndaj tre personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”, nga neni 360, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Për aq më tepër, në njoftim thuhet se shumica e këtyre rasteve gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat janë edhe objekt i hetimeve të këtij institucionit.

Prandaj rasti i Pejës, është një shembull model se si do të duhej vepruar për ta hetuar edhe të kaluarën e Qeverisjes dhe mënyrën e funksionimit të kësaj veprimtarie edhe në komunën e Prishtinës të qeverisur për dy mandate nga Shpend Ahmeti, me ortakun dhe sekserin e tij kryesor dardan Sejdiun. Është i habitshëm fakti se si Prokuroria Themelore e Prishtinës, para hundëve të së cilës ka ndodhur degradimi marramendës me ndërtime, deri më tani, nuk e ka publikuar as edhe një rast të vetëm për ta hetuar exoficio, me vetiniciativë, përderisa me të drejtë besohet, se do të ishin me dhjetëra apo edhe qindra raste të dyshuara, të punimeve dhe ndërtimeve të kundërligjshme, qëllimisht të lejuara në marrëveshje korruptive me ish pushtetarët komunal, nga oligarkët e lidhur me pushtetin e inkriminuar qendror dhe atë lokal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".