E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

  • E. /
  • 15 April 2022 - 12:44
E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës, ku një person është mbytur në det.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në Lagjen numër 1 të qytetit Bregdetar, pranë shëtitores Taulantia, ku trupi i pajetë është konstatuar nga banorët e zonës.

Nga pamjet e siguruara nga media shihet se një trup o pajetë ka dalë në sipërfaqe të ujit, por akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjininë apo identitetin e viktimës.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e viktimës.

(Kosova Sot Online)