Kurti tha se s`bënë të preket Trusti, PDK: E ka kap inati sepse është ide e jona

  • E. /
  • 18 April 2022 - 12:44
Kurti tha se s`bënë të preket Trusti, PDK: E ka kap inati sepse është ide e jona

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar sërish sot kundër një vendimi që do të lejonte tërheqjen e një % të mjeteve nga Fondi Pensional.

E menjëherë kanë reaguar zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, e që ideja që për tërheqjen e 30 % të shumës së parave nga Trustri kishte nisur nga deputeti i tyre Bekim Haxhiu.

Betim Gjoshi thotë se Kurtit po i vije inati sepse ideja për tërheqjen mjeteve është e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Albin Kurtin e ka kap inati.
E ka kap inati pasi që PDK-ja e ka dhënë një ide shumë më të mirë sesa krejt Qeveria e tij. Inati iu ka rritë kur e ka marrë vesh se deputetët e partisë së tij do ta votojnë këtë ide të PDK-së.
Kurti po thotë se tërheqja e një pjese të trustit nuk e zgjidh problemin.
Paramendojeni, sa “të aftë” e kemi Kryeministrin. Vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin.
O bir, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?

(Kosova Sot Online)