Limaj flet për Fondin e Sigurisë: Është më tepër populizëm

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 20:03
Limaj flet për Fondin e Sigurisë: Është më tepër populizëm

Kryetari i Nsmës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Fondi i Sigurisë është më tepër populizëm, teksa shtoi se siguria nuk varet nga fondet.

“Kjo tregon jo seriozitet, është një sinjal që mund të tallen të tjerët, fqinjët që po flasin me ne. Forcimi i sistemit mbrojtës nuk është çështje e vullnetit individual, por është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të një shteti. Kosova nuk ka probleme me mungesë financiare për të forcuar Forcën e Sigurisë, ne kemi probleme të tjera kemi kufizime si shtet, kemi kufizime nga partnerët tanë, NATO për t’u armatosur”, është shprehur Limaj.

“Kjo s’ka lidhje me patriotizëm. Kjo është një eufori, një emocion. Nuk guxojmë me lënë sistemin tonë të sigurisë në euforinë i njerëzve”.

“Ky fond thjesht është populizëm. Ne jemi shtet tani, siguria e vendit nuk varet nga fondet”, ka thënë Limaj.

(Kosova Sot Online)