Ish-marinsi amerikan vritet në Ukrainë
Një qytetar amerikan raportohet se ka vdekur gjatë luftimeve krah forcave ukrainase.
Ish-anëtari i marinës amerikane, Willy Cancel, 22 vjeç, thuhej se punonte me orar të pjesshëm për një kompani private ushtarake.
Ai ishte i martuar dhe kishte një djalë shtatëmuajsh dhe duket se është amerikani i parë që ka vdekur duke luftuar në konflikt, siç raporton CNN
Gruaja e tij, Brittany Cancel tha për Fox News Digital: ”Burri im vdiq në Ukrainë. Ai shkoi atje me dëshirën për t’i ndihmuar njerëzit, ai gjithmonë e ndiente se ky ishte qëllimi kryesor në jetë”.
Cancel jetonte në Tennessee, por raportohet se me origjinë është nga New York.
(Kosova Sot Online)
