Ky është personi i cili dyshohet se u vra nga një grua

  • A.P /
  • 23 March 2026 - 11:03
Ky është personi i cili dyshohet se u vra nga një grua

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Viktima e ngjarjes tragjike dyshohet të jetë Ilaz Brahimi, i cili u gjet i pajetë në vendin e ngjarjes.

E dyshuara për vrasjen është Ardita Gashi 30 vjeçare.

Ajo dyshohet se kreu vrasjen dhe më pas plagosi dy persona të tjerë, ndërsa më vonë u gjet e plagosur rëndë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte jetën vetes pas krimit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)