Publikohen rezultatet e konkursit të Policisë

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 19:08
Publikohen rezultatet e konkursit të Policisë

Policia e Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të kandidateve të suksesshëm të cilët e vazhdojnë procesin e rekrutimit për zyrtarë policor.

Policia ka njoftuar se lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve.

Rezultatet: https://bit.ly/3OHeaDX

 

“Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%. Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se kandidatët të cilët janë në listën meritore, mund të ftohen të vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda dy viteve nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e organizatës.

“Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor kandidatët do të informohen me kohë”, thuhet në fund. 

(Kosova Sot Online)