Tërmeti trondit Greqinë

  • A.P /
  • 29 April 2022 - 18:58
Tërmeti trondit Greqinë

Një tjetër tërmet është regjistruar gjatë kësaj të premteje në Greqi.

Qendra Europiane e Sizmologjisë ka raportuar se tërmeti ishte me magnitudë 4,6 rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në juglindje të Moíres, ku janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera gjatë ditëve të fundit.

Nuk ka raportime për dëme materiale.

(Kosova Sot Online)