A e dini si duhet të urohet saktë Bajrami?

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 16:31
A e dini si duhet të urohet saktë Bajrami?

Nesër besmitarët myslimanë në Kosovë festojnë Bajramin. Urimi për njëri-tjetrin është karakteristikë e kësaj feste.

Gjuhëtarët këshillojnë që nesër besimtarët ta urojnë njëri-tjetrin në shqip.

Faqja “VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE” në Facebook ka shkruar se si duhet të bëhet urimi.

“Kur të urojmë nesër, le të urojmë shqip! Le të themi “Bajrami i Fitrit” dhe jo sipas sintaksës turke “Fitër Bajrami”! Le të urojmë: “Gëzuar Bajramin!”, “Urime për Bajramin!”, ose edhe “Përhajr Bajrami!””, shkruhet në këtë faqe.

Si nuk duhet të urohet ‘kurrsesi’?

“Por, kurrsesi jo “Urime Bajrami!” dhe jo “Urime Bajramin!”! Për një “për” të mos e prishim Ramazanin!”, shkruhet në këtë faqe.

(Kosova Sot Online)