Çmimi i naftës është ngritur për katër cent më shumë në dy ditët e fundit

  • E.K /
  • 02 May 2022 - 15:36
Çmimi i naftës është ngritur për katër cent më shumë në dy ditët e fundit

Serish është ngritur çmimi i naftës dhe derivateve të saj në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Agjencia e Statikeve të Kosovës, në raportin ditor të saj.

Sipas raportit, më datë 29 prill, 1 litër naftë ka kushtuar 1.64 euro, kurse pas kësaj datë ajo është ngritur në 1.68 centë. Kaq kushton edhe sot në shumicën e pikave të karburantit. Edhe benzina është rritur për katër cent, nga 1.44, në 1.48 euro.

Naftëtarët këtë po e arsyetojnë, duke thënë se e ka rritje në çmimin e importit, ndaj kjo është reflektuar edhe në pikat e karburantit.

Çmimi përcaktohet nga importuesit dhe këtë e ka mundësuar Ministria e Tregtisë pasi ka lejuar marzh të fitimit mbi 4%, që i bie mbi 6 cent për litër.

Të premten e kaluar, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ftoi qytetarët që edhe në ditët festive, të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim apo manipulim lidhur me çmimet ne treg.

(Kosova Sot Online)