
Macroni u kthehet telefonatave me Putinin

Dy orë ka zgjatur telefonata mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ka thënë Elysee, të martën.
Megjithëse të dy folën rregullisht në javët e para pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Macron foli për herë të fundit me Putinin më 29 mars.
Kjo bisedë e sotshme u bë me iniciativën e Macronit dhe pas një telefonate që ai pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të shtunën, tha Pallati Elysee.
Megjithatë, detaje të bisedës pritet të jepen së shpejti
Mijëra civilë kanë mbetur të vrarë nga pushtimi rus në Ukrainë dhe më shumë se 5 milionë veta janë detyruar të largohen nga Ukraina.
(Kosova Sot Online)