
Canaj: Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Gjermaninë

Blerim Canaj, ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjermani ka thënë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për këtë shtet
Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor ishte i rëndësishëm për Gjermaninë edhe gjatë qeverisjes së kancelares Angela Merkel.
“Ne e dimë nga fillimi që Ballkani Perëndimore dhe rajoni ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, për Gjermaninë. ishte edhe vizita e kancelares Merkel në Shqipëri dhe në Serbi e ku mes të tjerash donte ta linte një mesazh për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Gjermaninë. Pas marrjes së pushtetit edhe Olaf Scholz veç e kishte vënë si prioritet të qeverisë së tij Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Canaj përmendi edhe numrin e madh të mërgimtarëve nga Kosova që jetojnë në Gjermani.
(Kosova Sot Online)