
Beshiri: Propaganda që bëhej kundër Kosovës

Themeluesi i ‘Image of Kosovo’, Oltion Beshiri tha gjatë 22 viteve të fundit informatat që janë dhënë për Kosovën në platformat digjitale shumica janë të fabrikuara nga vendet që nuk e dëshirojnë vendin tonë.
Beshiri tha se nëpër faqe të ndryshme janë keqpërdorur fotografitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që sipas tij, në momentin kur ke hyrë në faqe ka pasur ‘fake news’.
“Gjatë këtyre 22 viteve të fundit ne e kemi parë që informatat që jepen për Kosovën sidomos në platformat digjitale shumica janë të fabrikuara prej vendeve të cilat nuk na kanë shumë për qejfi. Para disa viteve nëse ke hy në google edhe ke lyp Kosovo, kanë dalë disa faqe të cilat në shikim të parë ti ke mëndu që janë faqe të UCK-së por kur ke hyrë aty kanë qenë lajme të fabrikume, e fake neës”, tha Beshiri.
Beshiri thotë se e kanë krijuar ‘Image of Kosovo’ në mënyrë që të ketë ndikim pozitiv në mënyrën se si të tjerët e shohin imazhin e Kosovës dhe se si perceptohet Kosova nga jashtë.
“Ne, Image of Kosovo, momentin që na e kemi parë problemin, ne kemi fillu me gjet zgjedhjen. Krijimin e një platforme digjitale që do të ndikojë pozitivisht se qysh të tjerët e shohin imazhit e Kosovës dhe qysh përceptohet Kosova nga jashtë”.
(Kosova Sot Online)