Muja për vizitën e kryeministrit në Amerikë: E ka pasur ëndërr me shku me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital

  • E.K /
  • 17 May 2022 - 09:38
Muja për vizitën e kryeministrit në Amerikë: E ka pasur ëndërr me shku me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital

Deputeti i VV’së, Armend Muja, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA dhe mungesën e takimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai u është përgjigjur kundërshtarëve politikë që po kritikojnë Kurtin, derisa tha se “Kurti e ka pasur ëndërr me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital”.

“Oponentët politikë fillimisht kanë thënë se nuk bëhet kurrë kryeministër Albin Kurti. Kur u bë kryeministër thanë, nuk i fiton kurrë 50 për qind dhe ai 50 për qind i fitoi. Pastaj thanë kurrë nuk shkon në Amerikë, shkoi në Amerikë. Pa marrë parasysh, edhe me Bidenin me këdo me u taku, me krejt presidentët, prapë kishin thënë “u takua por diqysh nuk qeshi boll ai”, tha Muja.

“Po e banalizoj por ashtu është”, shtoi ai.

“Z.Kurti e ka pasur si ëndërr me shku edhe me i taku të gjitha kompanitë e transformimit digjital marrë parasysh që Kosova e ka një gjeneratë të re e sidomos të rinjtë e të rejat që fokusohen në fushën e IT dhe transformimit digjital por në të njëjtën kohë edhe investimet e huaja direkte Kosova kryesisht i pranon kohëve të fundit në këtë sferë”, tha Muja.

“Rezultatet reale të qëndrimit të z.Kurti si figurë politike i sheh të matura në anëtarësimin në Këshill të Evropës. Pse nuk u bë më herët”, pyeti Muja.

Muja tha se Kosovën po e përkrah shumë Gjermania, gjë të cilën nuk e ka bërë më parë për shkak të klasës politike që ishte në udhëheqje.

“Ata e kanë pritur prej Kosovës me bo një transformim të madh politik, një shtesë të re politike që i thotë jo korrupsionit”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)