23 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

  • E. /
  • 19 May 2022 - 09:07
23 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

23 vite më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviqit.

19 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

(Kosova Sot Online)