Lexoni edhe:
Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, dyshohet për 20 të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të enjte në aksin e autostradës Milot-Mamurras.
Burimet bëjnë me dije se një autoveturë që po udhëtonte në drejtim të Rinasit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt. Si pasojë, ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital një grua. Shkak i aksidentit është bërë pagjumësia e drejtuesit, që është shoqëruar menjëherë në polici.
Autobusi nga Kosova aksidentohet në Austri, dyshohet për 20 të lënduarLexoni edhe:
Sakaq, mësohet se në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe tre fëmijët, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al
(Kosova Sot Online)