Pezullimi për rritjen e çmimit të rrymës, LDK thërret konferencë për media

  • E.K /
  • 23 May 2022 - 12:36
Pezullimi për rritjen e çmimit të rrymës, LDK thërret konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se zyrtarë të saj në orën 15:00 do të dalin para gazetarëve.

Në njoftimin e këtij subjekti politik nuk janë bërë të ditura arsyet, por bazuar në qëndrimet e fundit të kryetarit të saj përmes një statusi në Facebook gjatë ditës së djeshme, le të kuptohet se LDK do të flas për vendimin e ZRRE për tarifat e rrymës, i cili nga dy gjykata në vend u pezullua.

Njoftimi i plotë:

Sot (e hënë), më datë 23 maj 2022, në orën 15:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

(Kosova Sot Online)