Shkatërrohet Ferrari, përplaset me një varg makinash

  • E.K /
  • 26 May 2022 - 13:02
Shkatërrohet Ferrari, përplaset me një varg makinash

Një Ferrari me vlerë 500 mijë paund është shkatërruar pasi është përplasur kokë më kokë me një varg makinash të parkuara.

Super makina SF90, e njohur si “makina më e shpejtë e dekadës” u përplas me automjetet në rrugën Hagley në Birmingham dje në mbrëmje.

Policët dhe ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje në orën 19:40 pasi super makina e kuqe me shkëlqim u përplas me tre të tjera.

Fotot tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë se makina me vlerë gjysmë milioni paund është shkatërruar plotësisht.

Jastëkët e tij të ajrit u hapën dhe për fat të mirë askush nuk u lëndua.

Nuk dihet se sa shpejt po udhëtonte makina.

(Kosova Sot Online)