Zbulohet lidhja e madhe e krimit të organizuar, e politika e financuar për dy dekada nga narko-mafija që vepronte lirshëm e pa trazuar

Zbulohet lidhja e madhe e krimit të organizuar, e politika e financuar për dy dekada nga narko-mafija që vepronte lirshëm  e pa trazuar

Hajrullah Tërnava

  • 26 May 2022 - 09:33

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Aksionet nga policia e koordinuar me prokurorinë po rezulton me zbulimin e njëpasnjëshëm të rasteve të trafikimit të drogës në Kosovës, por edhe i kultivimit të bimëve për prodhim të substancave narkotike. Ky është një fakt i pa mohueshëm që flet se rritja dhe zhvillimi i kësaj veprimtarie ka ardhur pikërisht për shkak të mos funksionimit të organeve të sigurisë, të sundimit të ligjit, dhe për shkak të tolerimit të qëllimshëm të grupeve të tilla si rezultat i lidhjes së ngushtë të politikës me grupet mafioze dhe financimit të politikës për plot dy dekada nga narko-mafia, nga paraja e pistë e krimit të organizuar.

Situata e kriminalizuar në këtë nivel kaq të lartë kur është fjala për mafio narkomanizmin, është një shqetësim për institucionet e luftimit të krimit në Kosovë, sepse ky lloj i krimit është duke u zhvilluar në shumë mënyra të shpejta dhe pikëpamje të ndryshme e sidomos kur tani edhe kanë gjetur mënyrën e prodhimit të llojeve të drogës si kanabisi, marihuana dhe droga të tjera si heroina etj, dhe ndërtimet e laboratorëve që po montohen në vende të ndryshme, që po shërbejnë për përpunimin e këtyre llojeve të drogave si edhe për klasifikimin e këtyre llojeve të ndryshme të të krimeve të drogës.

Këto dukuri duhet ti shqetëson qytetarët e Kosovës si dhe institucionet që e luftojnë këtë dukuri të narkomanisë, dhe në këtë luftim duhet të kyçen e tërë popullata dhe së bashku me policinë sepse rinia e sidomos fëmijët që i vijojnë shkollat fillore dhe të mesme po mvaresohen nga këto lloje të narkomanisë, e që kur të rinjtë bëhen të mvarur nga këto lloje të drogës, atëherë është vështirë që të luftohet suksesshëm narkomania. Të gjithë njerëzit e ndershëm në përgjithësi populli duhet ta japin kontributin e luftimit të narkomanisë e sidomos nëse vërejnë mbjelljen e bimëve narkotike nëpër tokat kosovare, dhe për këtë ti lajmërojnë institucionet që duhet ta luftojnë këtë lloj të drogës sa nuk është bërë vonë, dhe nëse luftohet pamëshirshëm ka shpresa që të parandalohet ky lloj i krimit, sepse droga ndikon negativisht në shëndetin e popullatës e sidomos të rinjve që bije pre e konsumimin e këtyre llojeve të drogës.Aksionet nga policia e koordinuar me prokurorinë po rezulton me zbulimin e njëpasnjëshëm të rasteve të trafikimit të drogës në Kosovës, por edhe i kultivimit të bimëve për prodhim të substancave narkotike.

Ky është një fakt i pa mohueshëm që flet se rritja dhe zhvillimi i kësaj veprimtarie ka ardhur pikërisht për shkak të mos funksionimit të organeve të sigurisë, të sundimit të ligjit, dhe për shkak të tolerimit të qëllimshëm të grupeve të tilla si rezultat i lidhjes së ngushtë të politikës me grupet mafioze dhe financimit të politikës për plot dy dekada nga narko mafia, nga paraja e pistë e krimit të organizuar. Kjo veprimtari e nëntokës kriminale nuk është luftuar, është zhvilluar dhe ka marr hov të pa penguar. Këtë e dëshmuan dy aksionet e organeve të rendit dhe Prokurorisë të zhvilluara në fillim të kësaj jave. Në aksionin “Gropa”, Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar se janë kapur rreth 80 kg drogë KAPTAGON si dhe janë arrestuar 15 të dyshuar gjatë aksionit ku janë bastisur 7 lokacione. Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari ka njoftuar se janë bastisur edhe dy laboratorë ku dyshohet se është bërë përpunimi për shkak se kjo ka ardhur si lëndë e parë nga Turqia, pastaj është shpërndarë në dy lokacione, në fshatin Siroj dhe Varosh ku kanë qenë dy laboratorë me pajisje më të sofistikuara për përpunimin e këtij narkotiku.

Për me tepër bandat e këtij krimi të organizuar kanë gjetur strehë të sigurt duke u bashkuar dhe bashkëvepruar edhe në zonat e banuara me shumicë serbe, sikur që është veriu i Kosovës, ku së fundi në aksionin e policisë është zbuluar edhe laborati i drogës i cili është shfrytëzuar për ta prodhuar, kurse bimët në teren janë kultivuar dhe kontraktuar për furnizim përmes rrjeteve të krimit të organizuar që e ka siguruar dhe kontrolluar edhe mini hapësirën e zbuluar nga policia e Kosovës.

Vetëm kësaj të hëne, në një aksion kundër drogës edhe në veri të vendit, në raportin e policisë thuhet se gjatë realizimit të aksionit në fshatin Izvor të Zveçanit ka pasur edhe përpjekje për mbrojtje me armë nga kultivuesit e drogës dhe të zonës ku ka qenë i instaluar laboratori për prodhim. Policia njofton se kanë gjetur dhe asgjësuar 9084 copë bimë narkotike dhe konfiskuar 4 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një armë. Lidhur me këtë aksion, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro. “Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka deklaruar ministri Sveçla.

Pikërisht është kjo qasje e pa kompromis e luftës kundër krimit të organizuar që po i pengon dhe shqetëson ish pushtetarët që kanë sunduar për dy dekada ne qeverisjen e mandatit të kaluar, prandaj dita ditës janë duke bërë çmos, për ta penguar dhe shantazhuar, këtë qeverisje të re, e cila sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar, e ka pasur premtim numër një për qytetarin dhe këtë është duke e zbatuar. Gjithsesi se duhet ti shpërbejnë prokurorisë speciale të gjitha këto raste që janë zbuluar, për ta drejtuar pistën e hetimeve edhe tek financimi i politikës dhe mafies së ndërtimeve, dy segmente kyçë ku kjo para e pistë ka mundur për tu shpërlarë dhe investuar.

Pa një luftim serioz ndaj kësaj dukurie kur janë në pyetje llojet e ndryshme të narkotikëve, qoftë si biznes regëtije qoftë si mbjellje të llojeve të ndryshmeve të këtyre bimëve narkotike, që e kanë qëllimin e shpërndarjes në popullate për përfitime personale nga ata që llogariten si biznesmenë të këtij lloji, dhe kjo dukuri e përdorimit të drogës tek të rinj do ta pengon Kosovën për të lëvizur drejtë shteteve të BE-së, e që po na përshkruhet se nuk po e luftojmë krimin e organizuar dhe krimet në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".