Tahiri: Do të përdorim çdo mjet demokratik që ky projektligj të mos kalojë

  • E.K /
  • 06 June 2022 - 12:42
Tahiri: Do të përdorim çdo mjet demokratik që ky projektligj të mos kalojë

Gjatë kohës sa veteranët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës që rritja e pagës minimale t’i përfshijë edhe ata, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një prononcim dhënë mediave tha se si parti do të përdorin çdo mjet demokratik që të mos lejojnë miratimin e ligjit.

Ai tha se është e papranueshme që kjo kategori të lihet anash.

“Do të përdroim çdo mjet demokratik që të mos lejojmë të miratohet ky ligj”, tha Tahiri para mediave.

Ai tha se do të tentohet të arrihet një marrëveshje edhe me Ministrinë e Financave.

“Për ne është e pabesueshme se si kemi ardhë në një diskutim të tillë, për kategorinë me të ndjeshme që t’i lëmë anash”, u shpreh ai.

“Do të përdorim çdo mjet që ky projektligj të mos kalojë as në leximin e parë e as në të dytin. Kjo qeveri ka kriju një situatë të rrezikshme, e shihni një pakënaqësi të madhe tek të gjitha kategoritë”, tha ai ndër të tjera, 

(Kosova Sot Online)