Ukraina e akuzon Rusinë që po ia vjedhë grurin e saj

  • E. /
  • 09 June 2022 - 13:30
Ukraina e akuzon Rusinë që po ia vjedhë grurin e saj

Ukraina e ka akuzuar Rusinë që është duke vjedhur mijëra tonë grurë prej tokave bujqësore të saj.

Ndërkohë, Rusia i ka mohuar këto akuza, raporton Al-Jazeera.

Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia është duke e shitur grurin e vjedhur.

Këto akuza vinë në kohën kur ka një frikë për krizë globale ushqimore për shkak se Rusia ka bllokuar portet ukrainase për të eksportuar sasi gruri.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se nëse nuk vazhdon bllokada e grurit atëherë do të ketë vdekje prej urisë.

(Kosova Sot Online)